Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire dha dorëheqjen nga posti i tij dhe përsëriti synimin e tij për t’u larguar nga politika të enjten. Vendimi i tij vjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet legjislative të Francës.
“Miqtë e mi të dashur, unë po largohem. Siç do të thoshte Michel Sardou, ju dua, por po largohem,” u tha Le Maire 1200 njerëzve të mbledhur në fjalimin e tij të lamtumirës.
I emëruar si ministër i financave më shumë se shtatë vjet më parë, politikani republikan ka lundruar në ujëra të stuhishme gjatë kohës së tij në detyrë veçanërisht duke luftuar kundër deficitit buxhetor të Francës.
Në vitin 2023, deficiti buxhetor i sektorit publik të Francës u zgjerua me më shumë sesa kishte planifikuar qeveria, duke treguar një mungesë fiskale prej 5.5% të prodhimit ekonomik./euronews
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin ...
Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbr...
“Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës”/ J...
Haradinaj: Faleminderit që po bashkoheni çdo ditë me Kosovën...
Publikohen nominimet për ‘BAFTA 2025’, cilët filma e aktorë ...
“Nuk do prodhojmë drama por punë – Kosova humbi mundësinë e ...