Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të kufirit të Presidentit Trump, ka dhënë dorëheqjen.
Nielsen e quajti atë “një nder të jetës” punën në departament.
Lajmin e dha vetë Trump, i cili pasi e falënderoi për punën, tha emrin e ri që do ta zëvendësojë.
“Unë jam i kënaqur për të njoftuar se Kevin McAleenan, aktualisht Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve do të marrë postin e Sekretarit të Sigurisë”, shkroi në twitter Presidenti Trump.
Nielsen ka qenë përgjegjëse për zbatimin e propozimit për mur kufitar me Meksikën si dhe për ndarjen e familjeve të migrantëve.
Ajo nuk ka dhënë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, ndonëse ka konsideruar se “është koha e duhur për t’u larguar”.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...