Jean-Claude Juncker ka deklaruar se do të respektojë votën ‘po’ në referendumin që pritet të mbahet për pavarsinë e Katalonjes.
Në një intervistë për Euronews, ai ka deklaruar se Katalonja e pavarur do të duhet të marrë të njejtën rrugë për t’u bashkuar me BE-në, sikurse kanë bërë edhe vendet tjera të bllokut, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi thënë gjithmonë se do të respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese spanjolle dhe Parlamentin spanjoll”, tha Juncker.
“Nëse do të kishte një votim pro pavarësisë së Katalonies, ne do ta respektojmë atë. Por, Katalonia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së një ditë pas votimit. Do t’i duhet të ndjekë të njejtën procedurë si vendet tjera që kanë aderuar në bllok”, shtoi ai.
Parlamenti i Katalonjës votoi javën e shkuar për të mbajtur një referendum për pavarësinë me 1 tetor, duke krijuar kështu tensione me qeverinë spanjolle.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës pezulloi referendumin pas një sfide ligjore nga kryeministri Mariano Rajoy. Qeveria spanjolle thotë se votimi në Katalonia është në kundërshtim me kushtetutën./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...