Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetura nga forcat ruse, po mësyjnë ashpër zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë.
Mbi ta po hidhen edhe bomba fuçi.
Observatori Sirian pretendon se 29 viktima ishin shënuar të shtunën, përfshirë 17 në qytetin kryesor të Doumas.
Sipas aktivistëve, shumë spitale kanë dalë jashtë funksionit.
Qeveria siriane mohon shënjestrimin e civilëve, duke këmbëngulur se po përpiqet të çlirojë Goutan lindore nga terroristët.
Gjendja e vështirë e civilëve në zonë ka alarmuar liderët botërore.
Kushtet atje janë përshkruar si ‘ferri në tokë’ nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres./Lajmi.net
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...