Një tërmet i fuqishëm ndodhi në Japoninë verilindore të shtunën, duke goditur zonat e shkatërruara nga katastrofa e vitit 2011 dhe duke gjeneruar një cunami prej 1 metër.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi bregdetin e Prefekturës Miyagi në orën 6:26 pasdite, dhe kishte një magnitudë prej 7.2 shkallësh Rihter, në një thellësi prej 60 kilometrave.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë fatalitet të mundshëm apo edhe dëme materiale.
Një tërmet i fortë që goditi brigjet e Japonisë një muaj më parë, duke lënduar më shumë se 100 persona, ishte një pas-tronditje e tërmetit shkatërrues të vitit 2011 që shkaktoi shkrirjen bërthamore të Fukushimas.

Tërmeti kishte një magnitudë prej 7.3 Rihter dhe ndodhi në brigjet e prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrave.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...