Japonia ka prezantuar një plan të guximshëm për të subvencionuar udhëtimet në këtë vend, kjo për të rritur numrin e turistëve pas pandemisë së koronavirusit.
Qeveria Japoneze ka njoftuar fushatën prej 18.2 miliardë dollarëve që do të financojë kostot e udhëtimit për vizitorët, transmeton portali arbresh.info.

Kreu i Agjencisë së Turizmit në Japoni, Hiroshi Tabata, tha se plani shpreson të tërheqë turistët duke subvencionuar gjysmën e shpenzimeve të tyre të udhëtimit.
Detaje të mëtejshme nuk janë zbuluar ende, por qeveria japoneze tha se programi mund të zbatohet qysh në korrik, raportoi The Japan Times.

Ndalimet e udhëtimeve për në Japoni vazhdojnë të jenë në fuqi dhe qeveria australiane nuk ka njoftuar se kur do të hiqen kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare.
Njoftimi pasoi kryeministrin japonez Shinzo Abe që hoqi gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha zonat e Japonisë të hënën./arbresh.info/

Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...