Në Japoni, 12.751 persona kanë kërkuar kujdes mjekësor që nga 5 gusht për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga temperaturat e larta të ajrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për luftë kundër zjarreve dhe menaxhim me katastrofat natyrore njoftoi se është ulur numri i rasteve në raport me një javë më herët, lajmëron agjencia e lajmeve Kyodo.
Të dhënat e agjencisë tregojnë se prej 5 deri më 11 gusht për shkak të vështirësive shëndetësore të shkaktuara nga rritja e temperaturave, ndihmë mjekësore nëpër spitale kanë kërkuar 12.751 persona. Më shumë se gjysma, përkatësisht 54,9 për qind janë të grupmoshës mbi 65-vjeçar.
Përveç kësaj, 23 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e goditjes së të nxehtit.
Gjithashtu, 400 persona përjetuan vështirësi shëndetësore që kërkojnë shtrimin në spital për minimum tre javë, ndërsa 4.554 persona u shëruan pas një qëndrimi të shkurtër në spital.
Në periudhën e lartpërmendur kohore në shumë pjesë të Japonisë temperatura e ajrit arriti mbi 35 gradë.
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...