Policia e Japonisë ka nisur hetime për thikën e gjetur në bankën shkollore të nipit të mbretit japonez Akihito, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale incidenti ndodhi të premten ndërsa thika u gjet në bankën shkollore të 12-vjeçarit Hisahito, i cili është në linjën e trashëgimtarëve të fronit të Krizantemës. Ndërkohë, Japonia po përgatitet për ceremoninë ku do të bëhet abdikimi i mbretit Akihito më 30 prill.
Agjencia e lajmeve Kyodo njofton se policia është duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë detaje rreth incidentit. Policia refuzon të komentojnë rreth rastit ndërsa shkolla ku 12-vjeçari ndjek mësimet nuk u përgjigjet thirrjeve të gazetarëve.
Djali i Akihito-s, Princ i kurorës Naruhito, duhet të bëhet perandori i ri japonez më 1 maj. Hisahito është nipi i Naruhitës.
Perandori, i cili respektohej si hyjni gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot nuk ka pushtet politik dhe gëzon më shumë një status të simbolit kombëtar.
Akihito dhe familja e tij janë të njohur në Japoni por gjithashtu kanë qenë subjekt i sulmeve në të kaluarën.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...