Një prej jahtëve më luksoz në botë, “Abeona”, anija ndihmëse e miliarderit Jeff Bezos, ka mbërritur këtë të premte në Portin e Durrësit, duke u ankoruar në kalatën numër 5.
“I pagëzuar” me emrin e perëndeshës romake të udhëtimit, “Abeona” është një jaht modern me gjatësi 76 metra dhe gjerësi 12 metra, i ndërtuar nga kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting në vitin 2023. Ai është projektuar për lundrime të gjata dhe të sigurta, duke përfaqësuar standardet më të larta të ndërtimit detar.
Ky jaht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka ardhur në Durrës nga porti francez i La Ciotat. “Abeona” shërben si anije mbështetëse për superjahtin me vela “Koru”, 127 metra i gjatë, që gjithashtu është në pronësi të Jeff Bezos.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës