Të paktën 24 persona janë vrarë në jug të Rripit të Gazës, si pasojë e hapjes së zjarrit nga trupat izraelite në afërsi të një pike shpërndarëse të ndihmave, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së territorit të martën.
Një korrespondent për agjencinë e lajmeve Wafa ka raportuar se “artileria dhe avionët izraelitë qëlluan me predha dhe armë zjarri mbi njerëzit e zhvendosur teksa prisnin ndihmat”, në afërsi të rreth-rrotullimit të Al-Alamit, që ndodhet në perëndim të qytetit të Rafahut.
Është raportuar po ashtu edhe për 200 të lënduar.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur përmes një njoftimi se kanë qëlluar “disa individë të dyshuar që po përparonin në drejtim të trupave”, duke pretenduar se ata nuk po ndiqnin rrugën e caktuar.
“IDF-ja është e vetëdijshme mbi raportimet lidhur me viktimat, ndërsa detajet e incidentit po shqyrtohen”, thuhet më tutje në njoftim./koha
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...