Gjysmë milioni të vaksinuar në më pak se 10 ditë. 1 në 20 izraelitë është mbrojtur nga Covid-19. Shteti hebre është i pari në botë për numrin e dozave të administruara për frymë dhe shpreson të ketë vaksinuar 2/3 e popullsisë (pa llogaritur fëmijët nën 16 vjeç) deri në fund të marsit.
Procesi filloi në 20 dhjetor me injeksionet e para tek kategoritë më të rrezikuara, përfshirë mësuesit. Qeveria vendosi karantinën e tretë të dielën, por pothuajse të gjitha shkollat mbeten të hapura.
Mbi 200 qendra vaksinimi janë ngritur në vend të cilat punojnë pa ndërprerje. Shumica e vaksinave vijnë nga Pfizer pasi Kryeministri Benjamin Netanyahu takoi personalisht kreun e saj Albert Bourla për të siguruar furnizimin./lapsi/
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...