Ushtria izraelite ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se ka “rifilluar zbatimin” e armëpushimit në Gaza pasi ai u “shkel” nga Hamasi.
IDF thotë se vendimi i saj për të “rifilluar” armëpushimin erdhi “në përputhje me direktivën e nivelit të lartë politik”, shkruan Skynews
Ajo thotë se do të “vazhdojë të mbështesë marrëveshjen e armëpushimit dhe do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo shkeljeje të saj”.
Kjo duket se tregon fundin e sulmeve në Gaza që Izraeli tha se u kryen në përgjigje të sulmeve të mëparshme ndaj forcave të saj sot, gjatë të cilave u vranë dy ushtarë izraelitë.
Qeveria vendosi gjithashtu të mbyllë pikën kufitare të Gazës për shpërndarjen e ndihmës humanitare.
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...