Ushtria izraelite e ka konfirmuar se ka nisur sulme ndaj objektivave në Siri gjatë natës.
Raketa goditën sistemet e armëve të qeverisë siriane pasi Siria pati të shtëna drejt Golanit i pushtuar nga Izraelit, tha IDF-ja.
Media izraelite raportoi se të shtënat ishin të parat e lëshuara nga Siria që kur një aleancë e grupeve rebele përmbysi regjimin e Bashar al-Assadit dhjetorin e kaluar.
Ministria e Jashtme e Sirisë tha se sulmi izraelit shkaktoi “humbje të konsiderueshme njerëzore dhe materiale” në provincën Deraa, duke akuzuar Izraelin për përkeqësimin e tensioneve në rajon.
Në një deklaratë, ministria e Jashtme siriane tha: “Siria nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një kërcënim për askënd në rajon”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...