Izraeli ka goditur me tanke dy pika të krahut ushtarak të lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës, në kundërpërgjigje ndaj raketave të shkrepura nga rajoni i bllokuar palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se nga Rripi i Gazës janë gjuajtur tre raketa në drejtim të Izraelit, duke mos dhënë detaje nëse raketat janë asgjësuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite.
Në deklaratë thuhet se tanket izraelite kanë goditur dy pika të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, Brigadave Izzeddin al-Kassam, në kundërpërgjigje të raketave të shkrepura.
Autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin izraelit.
Ndryshe, dy raketa të tjera dje u hodhën në Izrael nga Gaza teksa kryeministri Benjamin Netanyahu po mbante një miting zgjedhor në qytetin jugor Ashdod, duke e detyruar atë të ndërpriste fjalimin.
Ushtria izraelite njoftoi se sot në orët e hershme ka sulmuar 15 lokacione në Gaza në kundërpërgjigje të raketave të djeshme.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...