Izraeli thotë se ka nisur një “operacion të kufizuar tokësor” për të rimarrë një pjesë të një korridori kyç në Gaza.
Ky veprim dukej se thellonte një ofensivë të përtërirë izraelite që “shkatërroi” një armëpushim me Hamasin që kishte filluar në janar.
Si pjesë e armëpushimit, Izraeli ishte tërhequr nga korridori Netzarim, i cili ndante Gazën veriore nga jugu dhe ishte përdorur nga forcat izraelite si zonë ushtarake.
Të paktën 436 persona, përfshirë 183 fëmijë dhe 94 gra, janë vrarë që kur Izraeli nisi valën e re të sulmeve, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
IDF pretendon se ka në shënjestër vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve, sepse ai operon në zona me popullsi të dendur.
Të dhënat e ministrisë së shëndetësisë të Gazës nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve./abcnews.al
Raportohen shpërthime në shtetet arabe të Gjirit Persik ku g...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...