Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, miratoi një plan për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, pas një mbledhjeje disa orëshe të kabinetit të sigurisë, të zhvilluar të premten në mëngjes në Jerusalem.
Sipas deklaratës nga zyra e tij, plani u miratua me shumicë votash dhe përfshin pesë parime kryesore për përfundimin e konfliktit:
Çarmatimi i Hamasit
Kthimi i të gjithë pengjeve – të gjallë ose të vdekur
Demilitarizimi i Rripit të Gazës
Kontrolli i sigurisë nga Izraeli mbi Rripin e Gazës
Krijimi i një qeverie civile alternative, e cila nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez
Në deklaratë theksohet se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të përgatiten për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, duke siguruar ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të konfliktit”, raporton BBC.
Zyra e Netanyahut shton se “një shumicë absolute e ministrave të kabinetit besuan se plani alternativ i paraqitur nuk do të arrinte të mposhte Hamasin apo të sigurojë kthimin e pengjeve”.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron