Izraeli ka liruar 80 trupa palestinezësh përmes koordinimit me Kryqin e Kuq dhe autoritetet palestineze në Rripin e Gazës.
Në fakt, këto janë mbetjet e 80 trupave, sepse ato janë kryesisht të dekompozuara. Ata u sollën në varrezat Tal as-Sulltan në Rafah në një kamion mallrash për t’u varrosur në një varr masiv, raporton Al Jazeera transmeton Arbresh.info.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka anëtarë të familjes dhe asnjë të afërm të pranishëm për t’u ofruar atyre një varrim të duhur sepse trupat nuk janë identifikuar.
Shumica dërrmuese e trupave janë mbledhur nga rrugët dhe shtëpitë e banimit ku janë vrarë, ose janë hequr nga varrezat brenda javëve të fundit dhe janë dërguar në vende të paidentifikuara në Izrael.
Kjo është hera e tretë që trupat e mbajtur nga ushtria izraelite lirohen për t’u varrosur brenda Rripit të Gazës. Hera e parë ishte në Khan Younis në spitalin Nasser dhe hera e dytë ishte këtu në Rafah.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve