Në ditën e pestë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamas, Izraeli do të lejojë hyrjen e 600 kamionëve me ndihmë humanitare gjatë ditës së sotme, pas dorëzimit të katër pengjeve të tjera nga Hamas.
Izraeli do të lejojë rihapjen e kalimit kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Gazës për të lejuar kalimin e ndihmës humanitare, raporton radiotelevizioni izraelit KAN.
“Me këtë rihapje, 600 kamionë me ndihmë humanitare do të transportohen në Rripin e Gazës nga OKB-ja, organizatat ndërkombëtare të autorizuara, sektori privat dhe vendet donatore”, deklaroi media në faqen e saj të internetit.
KAN saktësoi se rihapja e Rafah për kalimin e ndihmave, vjen pas dorëzimit nga Hamas të katër pengjeve të tjera të martën në mbrëmje si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin që u bë e mundur nga ndërhyrja e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...