Të paktën katër palestinezë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore të kryera nga ushtria izraelite në disa vende të Gazës.
Objektiv i ushtrisë kanë qenë pozicionet e grupeve palestineveze, në veri, në jug dhe në disa pjesë qendrore të Rripit të Gazës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Ministri të Shëndetësisë në Palestinë, nga sulmet janë plagosur katër palestinezë, të cilët janë jashtë rrezikut.
Ushtria izraelite ka theksuar se ka gjuajtur pesë pozicione të Hamasit, ndërsa ka shtuar se sulmet janë përgjigjje e raketës që ishte shkrepur në Gaza në territorin izraelit.
Në verën e vitit 2014, si pasojë e sulmeve të ashpëra në rajonin e Gazës kanë mbetur të vrarë rreth 2,300 palestinezë./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë