Izraeli në sulmet në Rripin e Gazës ka goditur 26 objektiva që i përkasin Xhihadit Islamik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga llogaria Twitter e ushtrisë izraelite thuhet se janë goditur objektiva të reja të Xhihadit Islamik.
Në deklaratë bëhet e ditur se në mesin e pikave të goditura përfshihen punishte të armëve, raketave dhe predhave të mortajave.
Ndërsa në lajmin e Transmetuesit Publik të Izraelit (KAN) theksohet se nga fillimi i sulmeve e deri më tani janë vendosur në objektiv 26 pika që i përkasin Xhihadit Islamik.
Më tej thuhet se sistemi i mbrojtjes ajrore Kubeja e Hekurt (Iron Dome) ka neutralizuar 55 prej raketave të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit.
Gazeta “Yediot Ahronot” ka shkruar se avionët luftarakë izraelitë dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët) kanë përdorur 16 tonë municione gjatë sulmeve kundër Gazës.
Në lajm bëhet e ditur se në sulme krahas avionëve luftarakë kanë marrë pjesë edhe 50 dronë.
https://twitter.com/aa_albanian/status/1555885646060945408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1555885646060945408%7Ctwgr%5E41695301eecbd3675546750a5f218522ad81fb87%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.aa.com.tr%2Fsq%2Fbota%2Fizraeli-godet-26-objektiva-tC3AB-xhihadit-islamik-nC3AB-sulmet-ndaj-gazC3ABs%2F2655024
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...
Sulmet nga SHBA-Izrael, mediat izraelite: Lideri suprem i Ir...