Sipas raportit vjetor të institutit kërkimor Censis, një numër i madh italianësh besojnë se ardhja e emigrantëve paraqet një kërcënim për mënyrën e tyre të jetesës.
Raporti thekson se 57.4 për qind e italianëve ndihen të kërcënuar nga ata që duan të vendosin rregulla dhe zakone që kundërshtojnë mënyrën tradicionale të jetesës italiane, shkruan ANSA.
Gjithashtu, 38.3 për qind e italianëve shprehën shqetësim të thellë për njerëzit që mbështesin hyrjen më të lehtë të emigrantëve në vend, ndërsa 29.3 për qind e të anketuarve i konsiderojnë ata që nuk kanë një pikëpamje tradicionale për familjen si “armiq”.
Sipas raportit, 21.8 për qind e italianëve kanë një qëndrim armiqësor ndaj njerëzve të feve të tjera./abcnews.al
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...