Presidenti i Senatit italian po udhëheq një forcë të re politike, që është duke tërhequr demokratët e pakënaqur të ndarë në luftën kundër partive të ashpëra populiste.
Pietro Grasso, i cili ishte prokurori kombëtar anti-mafia, para se t’i futej garës politike, ka njoftuar se grupi që ai drejton do të nxisë një reduktim të pabarazisë sociale në Itali, shkruan ap, transmeton portali arbresh.info
Demokratët janë partia kryesore në koalicionin aktual qeverisës, megjithatë ata kanë pësuar dështime të mëdha nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Matteo Renzi.
Graso hyri në Senat si një demokrat në vitin 2013, por u largua nga partia në tetor.
Lëvizja populiste “5 Yje” shpreson të marrë pozicionin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Në anën tjetër, ish-kryeministri Silvoi Berluskoni shpreson të rimarrë pushtetin në nivelin kombëtar.
Italia pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme në pranverën e vitit 2018./arbresh.info/
Miftaraj: Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë, do të arres...
Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të nj...
Zgjidhet ngjyra e vitit 2024
Blero refuzon të përgjigjet edhe në pyetjen e dytë në darkën...
Prizreni me dy mendje rreth faljes së tatimit në pronë
BBC: Rusia josh emigrantët që vijnë nga kufiri finlandez për...