Qeveria e Italisë është njoftuar se mund të përballet me sanksione nga BE-ja nëse nuk zbret nivelin e borxhit.
Në një raport të borxhit të Italisë, Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Romës që të marrë masa për të ulur nivelin e borxhit me vlerë deri në 0.2% , transmeton portali arbresh.info,
Ky njoftim nuk është pritur edhe aq mirë nga qeveria aktuale në Itali për shkak të ndikimit që mund të ketë në zgjedhjet e këtij viti apo atij të vitit të ardhshëm.
“Komisioni nuk është duke u përpjekur për të krijuar stuhi, ajo është duke u përpjekur që të dërgojë anijen në port në mënyrë të sigurtë”, tha Pierre Moscovici, komisioneri përgjegjës për çështjet ekonomike dhe financiare.
Që nga kriza e borxhit të BE-së, vendet janë angazhuar për të goditur objektiva të caktuara për të shmangur përsëritjen.
Borxhi italian pritet të rritet deri në 133.3% të GPD-së që nga viti 2016. Italia ka kohë deri në prill që të miratojë masat shtesë, thuhet në raportin e komisionit./Arbresh.info
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...