Italia planifikon të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit për personave e moshave nga 40 deri në 60 vjeç, nga muaji dhjetor.
“Doza e tretë është absolutisht strategjike për të ecur përpara me fushatën e vaksinimit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza të mërkurën.
Doza përforcuese veçse u është ofruar rreth 2.5 milionë personave në këtë shtet.
Sipas Speranzas, Italia ka nisur fillimisht vaksinimin e grupeve më të cenueshne, personave mbi moshën 60-vjeçare, punëtorëve shëndetësorë dhe atyre që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, që merret vetëm një dozë.
Sa më shumë shtete që ofrojnë dozën e tretë, aq më mirë mund të kontrollohet pandemia në vjeshtë dhe dimër, ka thënë Speranza.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, deri të mërkurën, 10 nëntor, pothuajse 84 për qind e personave mbi moshën 12-vjeçare, janë vaksinuar plotësisht./Rel/
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...