Italia me gjoba nga 600 deri në 1500 euro për të pavaksinuarit

23:41 | 10 Janar 2022

Në Itali ka hyrë në fuqi vendimi për vaksinim të detyrueshëm.

Ata që nuk janë vaksinuar mund ta bëjnë këtë deri në fund të janarit, transmeton portal arbresh.info

Nga 1 shkurti, ata që nuk janë vaksinuar dhe ata që nuk kanë marrë dozën e dytë dhe të tretë, edhe pse kanë pasur mundësi, do të gjobiten me 100 euro.

Masa do të jetë në fuqi deri më 15 qershor dhe do të zbatohet për të gjithë banorët mbi 50 vjeç, përfshirë edhe shtetasit e huaj.

Të gjithë mbi 50 vjeç do të duhet të paraqesin një çertifikatë vaksinimi ose vërtetim se janë infektuar me Covid-19 në punë nga data 15 shkurt dhe pa atë certifikatë do të detyrohen të punojnë në distancë.

Punonjësit nën moshën 50 vjeç mund të tregojnë një test negativ për koronavirusin, shkruan Republica.
Ata që shkelin këto masa do të gjobiten me vlerën nga 600 deri në 1500 euro.

Vendosja e vaksinimit të detyrueshëm për të moshuarit ka ngjallur reagime në vend.

Shumë nga partitë në pushtet e kanë mirëpritur masën, me kryeministrin Mario Draghi që argumenton se ajo ishte krijuar për të mbrojtur popullsinë në rrezik më të madh të shtrimit në spital pas infeksionit me Covid./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara