Qeveria italiane ka miratuar një dekret që ashpërson masat në fund të vitit.
Kryeministri Giuseppe Conte tha se ishin të detyruar të mbylleshin sërish pasi shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve do të përkeqësoheshin më tej për shkak të festave.
Kështu nga 24 dhjetori deri në 6 janar e gjithë Italia do të jetë “zonë e kuqe”. Gjithsesi do të lejohen udhëtimet te të afërm apo familjarë nëse respektohen disa rregulla të përcaktuara.
Dyqanet, baret dhe restorantet do të jenë të mbyllur, përveç atyre që janë përcaktuar nga dekreti./lapsi/
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...