Bilanci i sotëm në Itali flet për një situatë “të qëndrueshme” nga dita e djeshme. Viktimat mbeten në numër të lartë, 457, ndërkohë që dje ishin 460.
Në rritje të lehtë rastet e infektimeve, me pothuajse 24 mijë pozitivë, ndërkohë që mbetet e i pandryshuar niveli i pozitivitetit, në 6.8%.
Spitalet ndodhen në një gjendje kritike sipas autoriteteve, ku terapitë intensive ndodhen sipër pragut kritik të 39% të popullimit, raporton A2.
Sërish Lombardia mbetet në krye të renditjes së rajoneve më të goditura nga COVID-19, me 5077 raste, e ndjekur sot nga Emilja Romanja, Pulia dhe Veneto.
Ndërkohë qeveria ka vendosur që deri më 30 prill masat nuk do të lejojnë hapjen e restoranteve, bareve, kinemave dhe teatrove, ndërkohë që për shkollat fillore është vendosur që ato do të rifillojnë aktivitetin edhe në zonat “e kuqe”, që nga dita e sotme janë Friuli, Piemonte, Emilja-Romanja, Lombardia, Pulia, Valle d’Aosta, Marke, Trento, Veneto, të cilëve iu shtuan Toskana dhe Kalabria.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...