Në Itali janë mbyllur votimet për referendumin e kërkuar nga Kryeministri italian Matteo Renzi, i cili ka kërkuar ndryshime kushtetuese, për të hequr kompetenca të Dhomës së Lartë të Senatit dhe për t’ia kaluar Qeverisë.
Sipas sondazheve paraprake të publikuara nga mediat italiane, 55%-59% është përgjigjia JO për ndryshimet kushtetuese dhe 41%-45% për PO.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në orën 19:00 është regjistruar një pjesëmarrje në votime prej 57.24%. Humbja e referendumit rrezikon karrierën e Kryeministrit Matteo Renzi.
Ky i fundit ka premtuar se do të japë dorëheqjen nëse nuk fiton propozimi i tij në referendum. Sondazhet paraprake tregojnë se shumica e popullsisë është kundër këtyre ndryshimeve. Në orën 24:00, është paralajmëruar një dalje për mediat e Kryeministrit Renzi.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...