Këshilli bashkiak i Sarnos (Salerno), njëzëri, i hoqi sot qytetarinë e nderit që i ishte dhënë nga administrata e kohës, Benito Musolinit më 23 maj 1923.
Këshilli bashkiak tani duhet vetëm të ratifikojë këtë vendim të miratuar nga ekzekutivi i qendrës së majtë të drejtuar nga kryebashkiaku, Giuseppe Canfora.
“Sipas shumë historianëve, Benito Musolini konsiderohet si urdhëruesi politik i agresionit të ulët kundër Giovanni Amendola me origjinë nga Sarno emrin e të cilit e mban edhe salla e këshillit bashkiak. Qytetaria e nderit, që iu dha në atë kohë, për më tepër, përkon e papërputhshme me vlerat që mban sot bashkia e Sarnos dhe komuniteti i saj përveç se është në kundërshtim më këtë vendim”, lexohet në tekstin e paraqitur para këshillit bashkiak.
“Nuk mund të jemi edhe qyteti i Giovanni Amendola dhe të kemi si qytetar nderi urdhëruesin e vrasjes së tij”, theksoi kryebashkiaku, Canfora./atsh/
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri