Rreth 83 persona sfiduan temperaturat e acarta, duke u zhytur në liqenin Ledro në veri të Italisë, e duke notuar drejt një platforme të mbuluar me bora, para se të riktheheshin sërish në breg.
E gjitha kjo, thjesht për qejf. Liqeni alpin gjendet 655 metra mbi nivelit e detit në rajonin e Trentinos, e temperatura ujore atje ishte 2 gradë nën zero ditën e diel.
Njerëz nga e gjithë Italia, të moshës nga 8 deri në 71 vjeç, u bënë pjesë e sfidës që përfshinte zhytjen në liqen dhe 20 metra not deri në platformën e mbuluar nga bora.
Ajo që 7 vite më parë nisi si një sfidë mes miqsh, është kthyer sot në një traditë mjaft popullore. Pas banjës së akullt, notuesve iu shërbyen pije të ngrohta nga vendasit.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...