Një llogari që ka lidhje me Shtetin Islamik ka publikuar pamje të xhihadistëve duke shkatërruar atë që pretendojnë të jenë artefakte, sepse janë simbole të “adhurimit të djallit”.
Raportimet nga Al-Masdar thonë se artefaktet janë gjetur perëndim të qytetit Abu Kamal në provincën Deir ez-Zor të Sirisë, transmeton portali arbresh.info.
“Zbatuesit e ligjit kanë marrë një vendim për të shkatërruar idhujt që u krijuan nga Satani dhe u adhuruan në vend të Allahut”, thonë xhihadistët në një video të publikuar nga Amaq.
ISIS ka zhvilluar një luftë të nivelit të lartë në trashëgiminë kulturore të Sirisë dhe Irakut, duke shkatërruar rregullisht vendet arkeologjike me buldozerë dhe eksplozivë./Arbresh.info
https://youtu.be/RSSolBZSf3U
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...