Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë teksa ai ishte nisur për të shkuar në punë.
Viktima është identifikuar si Edmond Gjoci, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.
Mësohet se Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi për vdekje në buzë të rrugës.
Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi.
Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin.
Gjithashtu mësohet se i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Sakaq kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit nga karabinierët e Cortonës./Euronews

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...