Një oficer në pension i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut është dënuar me 10 vjet burg për sulmin ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe përdorimin e një shtize flamuri për të sulmuar një nga oficerët e policisë që po përpiqeshin të ndalnin një turmë mbështetësish të ish-presidentit Donald Trump.
Dënimi me 10 vjet burg i Thomas Websterit është më i gjati deri tani mes afro 250 personave që janë dënuar për veprimet e tyre gjatë trazirave të 6 janarit 2021.
Webster, që kishte shërbyer për 20 vjet me policinë e Nju Jorkut, ishte i pandehuri i parë për trazirat e Kapitolit që u gjykua me akuzën për sulm ndaj një personi.
Një juri hodhi poshtë pretendimin e Websterit se ai po vetëmbrohej kur u përball me oficerin e Departamentit të Policisë Noah Rathbun dhe ia mori maskën e gazit jashtë Kapitolit më 6 janar./voa/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...