Ish-presidenti i rajonit të Katalonjës u ka bërë thirrje mbështetsëve të pavarësisë së vendeit që të mbeten të bashkuar deri në rizgjedhjen e tij.
Carles Puigdemont përmes një video në internet ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të parlamentit të Katalonjës për të shtyrë për një kohë të pacaktuar votën e asamblesë për zgjedhjen e një lideri të ri, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont tha se synimet e tij për Kataloninë janë të njëjta tani, sikur që ishin në kohën kur Spanja e largoi atë nga pozita gjatë tetorit të vitit të kaluar.
Pezullimi i votimit parlamentar lë qeverinë e ardhshme të rajonit në harresë dhe ka shfaqur ndarje midis mbështetësve të pavarësisë.
Puigdemont është i vetmi kandidat për pozitën më të lartë, por përballet me burg nëse kthehet në Spanjë./arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër