Një gjykatë kroate dënoi të hënën nën akuzat për korrupsion dhe rryshfet ish kryeministrin e vendit Ivo Sanader dhe kreun e grupit energjetik hungarez MOL, Zsolt Hernadi, një çështje që nisi rreth një dekadë më parë.
Gjykata e Qarkut të Zagrebit e dënoi ish kryeministrin kroat me gjashtë vjet burg, ndërsa Drejtorin e Përgjithshëm të MOL-it me dy vjet.
Gjykata tha se Hernadi pranoi t’i paguante ish-kryeministrit Sanader 10 milion euro për t’i mundësuar grupit MOL të fitonte kontrollin e firmës kroate të naftës dhe gazit INA.
Në Hungari, grupi MOL shprehu “zhgënjim” ndaj vendimit dhe mohoi të ishte bërë ndonjë shkelje. Grupi tha se Hernadi gëzon mbështetjen e plotë të kompanisë.
Si Hernadi ashtu edhe Sanader i kanë mohuar akuzat dhe nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Hungaria në të kaluarën nuk e ka përfillur një urdhër arresti të lëshuar nga Kroacia.
Sanader është përballur me disa akuza për korrupsion për kohën kur ka qenë në postin e kryeministrit nga viti 2003 deri në 2009.
Vendimi i së hënës mund të apelohet. /VoA
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...