Rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale çeke tregojnë se me rreth 80 për qind të votave të numëruara, ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel, ka fituar 56.45 për qind të votave, kundrejt ish-kryeministrit, Andrej Babish, i cili ka marrë 43.54 për qind të votave, sipas Zyrës çeke të Statistikave.
Çekët votuan sot për të zgjedhur pasuesin e presidentit aktual, Milos Zeman, mandati i dytë i të cilit përfundon në mars.
Rezultatet e plota nga balotazhi dy-ditor priten të bëhen publike mbrëmjen e së shtunës.
Qendrat e votimit ishin hapur të premten në orën 14:00 dhe u mbyllën sot në të njëjtën orë.
Të drejtë vote kishin 8.3 milionë banorë.
Në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo presidenti i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.
Tema dominuese në zgjedhje ka qenë lufta e Rusisë në Ukrainë.
Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës dhe ka bërë thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë.
Pavel, i cili është 61-vjeçar, ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev.
Kush është Petr Pavel?
Gjenerali i pensionuar, Petr Pavel, është hero i luftës dhe i ka pasion motoçikletat.
Me një bagazh të pasur ushtarak, 61-vjeçari është zotuar se, nëse zgjidhet president, ai do të “rikthejë rregullin” në Republikën Çeke – vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s –me 10.5 milionë banorë.
Në rundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ka qenë i ngushtë – të dy kanë fituar rreth 35 për qind të votave./rel
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore