Policia gjermane njoftoi se një grua dhe fëmija i saj kanë vdekur, pasi në njërin nga stacionet më të frekuentuar të metrosë në qendër të Hamburgut u therrën me thikë nga ish-burri i saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmi me thikë ka ndodhur sot në mëngjes në stacionin e metrosë Jungfernstieg, i dyti për nga madhësia në qytet. Qarkullimi në disa linja përkohësisht u pezullua ndërsa policia po kryente hetimet.
Policia thotë se sulmuesi, i cili ishte babai i fëmijës, u arrestua. Nuk është zbuluar identiteti i sulmuesit e as i viktimave si dhe motivet e sulmit.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...