Pandemia e koronavirusit të ri dhe kufizimet e lidhura me të mund ta tkurrnin ekonominë irlandeze deri në 14 % në vitin 2020, sipas bankës qendrore të vendit.
“Mbyllja e gjerë e bizneseve për shkakt të pandemisë çoi në humbje të papritura dhe në shkallë të gjerë të vendeve të punës, si edhe në një tronditje të rëndë negative si për shpenzimet e konsumatorit, ashtu edhe për investimet”, njoftoi në raportin e saj Banka Qendrore e Irlandës (BQI).
Skenari i rastit më të keq, një recesion prej 14 %, bazohet në vazhdimin edhe gjatë këtij viti të pandemisë, që do të risjellë sërish disa kufizime.
Rezultati më i mirë i bankës parashikon që PBB-ja e Irlandës të bjerë me 9 %, një rezultat pak më i mirë sesa 10,5 % i parashikuar më herët nga Ministria e Financave.//ATSH
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...