Irlanda, Portugalia, Danimarka dhe Malta ishin katër vendet e BE-së që ngurruan t’i bashkoheshin kësaj nisme, por duket se dy të parat kanë shfrytëzuar pikën që u lejon të përfshiheshin në këtë program në një moment të dytë.
I propozuar fillimisht në vitet 50-të dhe i refuzuar me ngulm nga Britania e Madhe, plani në fushën e mbrojtjes siguron mundësinë më të mirë në vite për t’u implementuar pas kërkesës amerikane që Europa të paguajë me shumë për sigurinë e saj.
Ministrat e Jashtëm e të Mbrojtjes morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Bruksel, duke përfaqësuar 23 vendet fillestare që lidhen marrëveshjen.
Këshilli Europian thotë se pjesëmarrja në “PESCO” nuk është rivalitet ndaj NATO-s dhe misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, përkundrazi, i përforcon ato, përcjell TCh.
Plani synon që pas 2020 fondi për këtë strukturë të përbashkët ushtarake europiane të jetë mbi 5 miliardë euro.
Liderët europianë pritet ta firmosin marrëveshjen këtë të hën. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi ujdinë një hap historik, një gurthemeli në zhvillimet europian./tch
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...