Në takimin që po mbahet në Këshillin e Sigurimit në OKB, përfaqësuesi i Teheranit, ka bërë përgjegjës edhe SHBA-në, për pasojat e sulmit ndaj Iranit.
Amir-Saeid Iravani tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit kanë vrarë 78 persona dhe kanë plagosur më shumë se 320 të tjerë, shumica e të cilëve janë civilë.
“Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një vendi. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar. Një sulm ndaj kartës së Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.
Po ashtu, Iravani akuzon SHBA-në se ka ofruar mbështetje të inteligjencës dhe politike për sulmet e Izraelit ndaj Iranit.
“Duke ndihmuar dhe mundësuar këto krime, ata ndajnë përgjegjësinë e plotë për pasojat”, shton ai.
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...