
A big flag of Iran waving in the wind in Tehran, Iran.
Irani ka shpallur “forcat detare dhe ajrore” të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si organizata terroriste. Vendimi i Teheranit vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që e cilëson si “vendim të paligjshëm dhe të pajustifikuar” të marrë të enjten e kaluar nga Këshilli Evropian, i cili përfshiu Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste, pas marrëveshjes së arritur më 29 janar në Këshillin e Çështjeve të Jashtme.
Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme iraniane.
“Vendimi i qeverive të BE-së bie ndesh me parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e cituar nga agjencia shtetërore Irna.
Në tekst përmendet gjithashtu një ligj iranian i vitit 2019, i miratuar pasi Shtetet e Bashkuara shpallën Gardën Revolucionare organizatë terroriste, sipas të cilit “të gjitha vendet që në çfarëdo mënyre respektojnë ose mbështesin vendimin e SHBA-ve do t’i nënshtrohen masave reciproke”.
Më 1 shkurt, Parlamenti iranian kishte shpallur “ushtritë evropiane” si organizata terroriste, në një tjetër hap përshkallëzues në raportet mes Teheranit dhe Bashkimit Evropian. / abcnews.al /
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...