Presidenti Donald Trump i ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të ashpër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi ky i fundit deklaroi se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë” në përballjen me Izraelin.
“Unë i them paç fat,” u shpreh Trump për CNN nga Shtëpia e Bardhë. I pyetur se kur ‘do i soset durimi’ me Iranin, Trump u përgjigj prerë: “Durimi ka mbaruar, prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.”
Trump duket se po tregohet gjithnjë e më i hapur për të përdorur forcën ushtarake amerikane për të goditur objektivat bërthamore iraniane, ndërsa po humbet besimin te zgjidhja diplomatike për përshkallëzimin e konfliktit me Izraelin.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se ka folur çdo ditë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e lavdëruar për menaxhimin e situatës.
I pyetur nëse ka marrë një vendim për ndërhyrje ushtarake në Iran, Trump u tregua i paqartë dhe enigmatik: “Ju nuk e dini nëse do ta bëj apo jo. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di çfarë do të bëj,” tha ai, ndërsa ndodhej në ambientet e Shtëpisë së Bardhë për të ngritur një flamur të ri.
Trump shtoi se Irani tashmë “është në telashe të mëdha” dhe se po kërkon negociata, por sipas tij është “shumë vonë.”/tar
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...
Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa prej 720 eurosh
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...