Presidenti i Iranit ka paralajmëruar rifillimin e programit bërthamor të vendit “brenda orësh”, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të tjera ndaj Republikës Islamike.
Hassan Rouhani është shprehur gjithashtu se programi do të ishte më i avancuar sesa ai që u ndërpre në vitin 2015, kur Irani pranoi të ndalonte aktivitetet bërthamore si pjesë e marrëveshjes së arritur me fuqitë botërore.
Irani pretendon se sanksionet e njëanshme nga SHBA, që shënjestrojnë programin e raketave balistike të vendit, shkelin marrëveshjen ndërkombëtare.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara shprehen se testimet raketore të Iranit kanë shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi marrëveshjen bërthamore dhe i bënte thirrje Iranit “të mos ndërmerrte ndonjë aktivitet të lidhur me raketa balistike të afta për të transportuar armë bërthamore, përfshi edhe teknologjinë për lëshimin e këtyre raketave”.
Për Iranin, raketat që ka testuar nuk janë të dizenjuara për të transportuara koka bërthamore, ndaj dhe Teherani këmbëngul se programi bërthamor i tij është tërësisht paqësor.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, e pas testit raketor të fundit të janarit, administrata e tij deklaroi se “SHBA nuk do të bëjë një sy qorr ndaj veprimeve armiqësore dhe luftënxitëse të Iranit”.
Edhe pse Shtetet e Bashkuara pranojnë se testi nuk ishte “një shkelje e drejtpërdrejtë” e marrëveshjes bërthamore, vendosën sanksione ndaj 25 individëve dhe entiteteve të lidhura me programin raketor dhe Gardën Revolucionare.
Sanksione të tjera që shënjestronin 6 kompani iraniane u njoftuan në fund të korrikut, pas lëshimit nga Irani të një rakete të aftë për të dërguar një satelit në orbitë.
Zjarr afër Aeroportit të Prishtinës
Vrasja e Erona Coklit – Mbrojtja e të akuzuarit Valon Aliu k...
Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit
Katër të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat me armë zj...
Presidenca jep detaje nga takimet që zhvilloi Osmani me part...
Mbi 230 mijë euro paga për deputetët për as 2 orë seanca në ...