Irani ka riatdhesuar 4,000 shtetas të tij që kur rebelët pushtuan Damaskun dhe rrëzuan Bashar al-Asad të dielën, sipas qeverisë iraniane.
“Gjatë tre ditëve të fundit, 4,000 qytetarë iranianë janë riatdhesuar në Iran nga Siria me dhjetë fluturime të Mahan Air,” tha sot zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani.
“Largimi i atyre që kanë mbetur ende atje është në rendin e ditës dhe procesi do të vazhdojë derisa iraniani i fundit të largohet ”, shtoi ajo.
Rreth 10,000 shtetas iranianë kanë jetuar në Siri vitet e fundit, sipas shifrave zyrtare./abcnews.al/
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf