Në një raport të agjencisë së lajmeve ICANA të parlamentit iranian, thuhet se zëdhënësi i parlamentit Ali Larijani ka thënë se: “Ne gjithmonë kemi qenë pro stabilitetit të marrëdhënieve me Korenë e Veriut”, duke shtuar se të dy vendet duhet të përmirësojnë marrëdhëniet ekonomike.
Këto pohime ai i bëri gjatë takimit me Choe Thae-bok, kryetarin e Kuvendit të Lartë Popullor të Koresë Veriore, i cili përkrahi idenë për përmirësim të gjendjes.
Thae-bok u përgjigj duke thënë: “Koreja e Veriut është e gatshme të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Iranin”, duke vlerësuar gjithashtu përmirësimet ekonomike dhe ato të mbrojtjes së Iranit.
Në raport gjithashtu thuhej se të dy zyrtarët u ankuan për “ndërhyrje në vendet e pavarura” nga Shtetet e Bashkuara.
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...