Irani tha se ka arrestuar 10 militantë, që dyshohet se janë të lidhur me grupin militant Shteti Islamik (IS). Ata janë arrestuar nën dyshimet se po planifikonin të kryenin sulme gjatë riteve fetare gjatë muajit të Muharremit, që nisi më 30 korrik.
Në deklaratën e lëshuar më 4 gusht, Ministria iraniane e inteligjencës, i identifikojë të arrestuarit si “terroristë të pafe zionistë” dhe akuzoi Izraelin se i ka punësuar ata për të kryer sulme.
Kjo ministri nuk publikoi emrat e militantëve të dyshuar të IS-it dhe po ashtu nuk tha se në cilën qendër paraburgimi po mbahen.
Në deklaratën, të publikuar nga agjencia e lajmeve Fars që është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, u tha se personave të arrestuar u janë gjetur mjete shpërthyese, pajisje të komunikimit dhe armë.
Arrestimet u kryen në dy lokacione, një në perëndim dhe një në lindje të Iranit. Këto operacione u kryen në tri ditët e fundit, tha Ministria e Inteligjencës.
Autoritetet në Iran thanë se ka pasur përleshje në një lokacion ku janë kryer arrestime, duke raportuar se janë plagosur dy agjentë të inteligjencës iraniane.
Në vitet e fundit, veçanërisht pas sulmit të armatosur ndaj Parlamentit e Iranit dhe ndaj varrit të Ayatollah Ruhollah Khomeinit më 2017, institucionet e Iranit shpesh raportojnë se arrestojnë militantë të IS-it, para kryerjes së sulmeve të planifikuara./rel
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...