Ministria e Shëndetësisë iraniane njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7.121 raste të reja dhe 178 humbje jete si pasojë e Covid-19.
Me 178 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 53.273.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.121 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e rasteve në 1.145.651.
Lari shtoi se 5.627 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 865.474.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...