
Prime Minister Haider Al-Abadi of Iraq addresses the United Nations General Assembly in the Manhattan borough of New York, U.S., September 22, 2016. REUTERS/Carlo Allegri
“Iraku nuk do të hakmerret për ndalimin e udhëtimit të qytetarëve të saj në Shtetet e Bashkuara, sepse nuk duam të humbasim bashkëpunimin me Uashingtonin në luftën kundër Shtetit Islamik”, ka thënë kryeministri Haider al-Abadi.
“Ne jemi duke shikuar me kujdes vendimet e Presidentit Trump, por nuk duam që të futemi në betejë për shkak të interesave kombëtare”, ka shtuar ai, transmeton arbresh.info.
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar për Irakun mbështetjen ajrore dhe tokësore në luftën kundër Shtetit Islamik. Më shumë se 5 mijë trupa ushtarake të SHBA-ve janë vendosur në Irak.
Presidenti Donald Trump ka ndaluar përkohësisht hyrjen në SHBA të qytetarëve nga Irani, Iraku, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë