Gjashtëmbëdhjetë gra turke janë dënuar me vdekje pasi janë shpallur fajtore për pjesëmarrjen e tyre në Shtetin Islamik.
Ekzekutimi i grave është kryer me varje, kanë deklaruar autoritetet, transmeton portali arbresh.info
“Është dëshmuar se ato i përkasin grupit terrorist ISIS”, tha gjykatësi Abdul-Sattar al-Birqdar.
Aktualisht në Irak mbahen rreth 500 gra të huaja, të cilat pritet të përballen me gjyq.
Një tjetër femër turke është dënuar me vdekje gjatë javës së kaluar, ndërsa dhjetë gra të tjera me shtetësi të huaj janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Pjesa më e madhe e grave që i janë bashkëngjitur ISIS-it janë nga Turqia dhe Rusia.
Përveç 1,500 grave dhe fëmijëve ISIS që mbahen në arrest, më shumë se 1,700 meshkuj me shtetësi të huaj mbahen në Irak, ndërsa presin të dalin para gjyqit.
Më shumë se 90 janë ekzekutuar për krimet e tyre./arbresh.info/
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...