India tani do të lejojë organizatën bamirëse të Nënë Terezës të marrë fonde të huaja, disa javë pasi refuzoi të rinovojë licencën e saj.
Në ditën e Krishtlindjes, Ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “inputeve negative”. Rivendosja u postua nga Derek O’Brien, një ligjvënës nga partia opozitare e Kongresit Trinamool.
Qeveria ende nuk ka komentuar, por agjencia e lajmeve ANI njoftoi se licenca u rivendos pasi “dokumentet e nevojshme (u dorëzuan) në departamentin përkatës”, shkruan BBC.
Muajin e kaluar bamirësia konfirmoi se aplikimi i saj për rinovim ishte refuzuar dhe se nuk do të operonte asnjë llogari financimi të huaj “derisa çështja të zgjidhet”.
Grupet në Indi kanë akuzuar prej kohësh këtë organizatë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në krishterim. Derisa organizata bamirëse i ka mohuar këto akuza.
Organizata bamirëse me bazë në Kalkuta u themelua në vitin 1950 nga Nënë Tereza. Dhe ë shtë një nga organizatat bamirëse katolike më të njohura në botë.
Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj humanitare dhe u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016, 19 vjet pas vdekjes.
Shumica e popullsisë së Indisë janë hindu. Por ka rreth 24 milionë të krishterë në vend, rreth 2% e popullsisë./kk/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...